Rama nxjerr prapaskenat e Bashës: A është e vërtetë që ke përdorur maskë kur merrje në pyetje shqiptarët për llogari të Dick?

Vijojnë replikat në distancë mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur akuzave se “bën zëdhënësin e Beogradit”.

Në Twitter, Rama i drejtohet Bashës, ndërsa i thotë: “A është e vërtetë që ke përdorur maskë qysh atëherë, kur merrje në pyetje shqiptarët për llogari të zotit Dick apo edhe kjo është sajesë e Beogradit?”

“Pse Beogradi nuk e donte raportin e Dick Marty prandaj e miratuat ju Lulëzim! Dhe meqë ra fjala a është e vërtetë që ke përdorur maskë qysh atëherë, kur merrje në pyetje shqiptarët për llogari të zotit Dick apo edhe kjo është sajesë e Beogradit? Fol Lulëzim, thuaje të vërtetën!”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT