Rama publikon pamjet nga Infektivi, Najada Çomo: Kapacitet s’janë ezauruar, ambulancat jashtë janë për…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook pamje nga brenda Spitalit Infektiv, ku janë të shtruar pacientë të infektuar me koronavirus.
Rama publikon pamjet nga Infektivi, Najada Çomo: Kapacitet
Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo, ndërsa foli për gjendjen në Spitalin Infektiv, u shpreh se kapacitetet nuk janë ezauruar.
Rama publikon pamjet nga Infektivi, Najada Çomo: Kapacitet
Në lidhje me denoncimet për pacientë që mjekohen nëpër ambulanca, Çomo u shpreh se nuk ka pacientë që presin në ambulancë me orë të tëra, duke sqaruar se ndodh të vijnë më shumë se një pacient në një moment dhe se duhen disa minuta për të bërë një koordinim.
Rama publikon pamjet nga Infektivi, Najada Çomo: Kapacitet
“Kapaciteti nuk është ezauruar, kemi kapacitete për t’i pritur ata persona që kanë nevojë për kujdes spitalor. Ardhja e një ambulance shoqërohet me një pacient dhe ndodh kombinimi që kur pacienti do vijë në spital, ne njoftohemi dhe në situata të veçanta mund të kemi prurje të menjëhershme dhe do bëhet një lloj koordinimi dhe ndonjëherë pacienti nuk ka kritere për të hyrë brenda dhe ambulancat që janë jashtë, një pjesë prej tyre presin pacientët që do të dalin nga spitali për ta dërguar në vendin ku ai banon. Jo çdo ambulancë që është jashtë, është nj pacient që pret me orë të tëra dhe nuk ka pacientë që presin me orë të tëra për t’u shtruar në spital”, u shpreh mjekja.