Rama sqaron pse nuk lejohen telefonat në spitalet Covid

Kryeministri Edi Rama sqaroi edhe njëherë sot arsyet pse nuk lejohen telefonat në spitalet Covid. Kreu i qeverisë theksoi se ato nuk lejohen as në spitalet Covid të vendeve të zhvilluara, duke shtuar se pavionet nuk janë stadiume apo dasma për të bërë video.

“Çfarë domethënë kjo, pse nuk i lënë telefonat në pavianët Covid? Po kush t;’i lë telefonat në pavionët Covid në cilën vend, në Itali, Amerikë? Ça është spitali covid? Stadium apo dasmë për të bërë video”, tha Rama.

Për sa i përket ambulancave shtoi: “Nuk janë autoambulancat e Peço Vasilit dhe Tritan Kryemadhit. Janë autoambulanca të pajisura me instrumentet për të sëmurët përkatës. Çdo me thënë kjo rrinë njerëzit në ambulanca se s’kanë vend në spital”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT