Raporti Dick Marty, Balla: Ja si votoi pro PD, në procesin që nisi që në 2008 nga një përfaqësues i Rusisë

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi sot në parlament se procesi për që çoi në miratimin e rezolutës së Dick Marty-t ka filluar që në 2008,nga një deputet i Asamblesë Parlamentare të Europës, përfaqësues i Federatës Ruse

Balla tha se Kuvendi e ka detyrë morale të qartësojë disa çështje që lidhen me Shqipërinë, ku pretendohet se ka patur krime lufte trafik organesh në të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhe” në Mat dhe në Has e Kukës.

“Duhet kohë për propozimin tim. Nuk mund të krijojmë një komision parlamentar mbi gjykatën. Të paktën gjykata që po heton komandantet e UÇK-së, nuk është një gjykatë ndërkombëtare, por vendore. Duhet  të kuptojmë një gjë, ne kemi detyrim moral si Kuvend të qartësojmë disa çështje që lidhen me Shqipërinë. Kemi patur maxhorancën e 2011, që votoi pro një resolute për investigimet për pretendimet për trajtim çnjerëzor dhe trafik organesh nga UÇK. Procesi i nisur mbi një resolute të vitit 2008, paraqitur nga një përfaqësues i Federatës Ruse në Këshillin e Europës. Procesi për që çoi në miratimin e rezolutës së Dick Marty-t ka filluar që në 2008,nga një deputet I Asamblesë Parlamentare të Europës, përfaqësues I Federatës Ruse. Në atë rezolutë janë vënë çështje që lidhen me territorin e Shqipërisë në Mat, në Has, në Kukës. Në Shqipëri, sipas institucioneve vendase, as të Shtëpia e Verdhe, as në Has, as në Kukës, nuk ka patur krime. Ne si Kuvend duhet të ngremë një Komision të Posaçëm, të mos bëjmë vetëm rezolutë. Lufta për liri nuk është kurrë krim lufte.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT