Raporti i Dick Marty/ Balla: Tradhti kombëtare nga PD, Basha të ndahet nga Berisha nëse ka këllqe
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur sërish sot për gazetarët për raportin e Dick Marty dhe Komisionin e Posaçëm që duhet të ngrihet për krimet e luftës.
Ai tha se Lulzim Basha në këtë histori duhet të ndahet nga Berisha nëse ka këllqe ta bëjë dhe të japë sqarime.
Megjithatë kreu i grupit të PS mohoi se ky Komision ngrihej vetëm për Bashën.
“Gjëja e fundit që mund të më shkojë mua apo çdo kolegu është që ky komision i posaçëm të ngrihet vetëm për Bashën. Basha për këtë duhet të ndahet nga Berisha nëse ka këllqe ta bëjë këtë gjë.
Vota e PD për raportin e Dick Marty-t është një tradhti e rëndë kombëtare. Shqiptarët kurrë nuk ka kryer krime lufte, se kemi qenë gjithmonë në mbrojtje, vetëm jemi pushtuar. Po që Basha ka transportuar si turist apo si jurist, duhet të qartoësojë disa elementë që mund të lidhen me këto çështje,” tha Basha.