Reagimi i fortë/ Krasniqi hedh poshtë akuzat: Nuk jemi ne ndërmarrje kriminale, jam i fyer po na ndani në katolik e mysliman

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka hedhur poshtë çdo akuzë të paraqitur në tribunalin e Hagës, ku më e forta është e lëshuar është ajo e krijimit të një ndërmarrje kriminale.
“Adresa kryesore e kësaj maskarade është në Serbi”, tha Krasniqi, i cili e cilësoi si fyerje akuzën për ndërmarrje kriminale për kryerjen e krimeve në disa zona të Kosovës, por edhe në pjesën e Shqipërisë veriore.
Gjykatësi Nicolas Guillou i ka prezantuar të drejtat e Krasniqit, duke shpjeguar arsyen e kësaj seance gjyqësore. Akuzat janë lexuar më pas nga sekretarja, e cila dukshëm ka përmendur termin “ndërmarrje kriminale”. Krasniqi u shpreh se detyra e tij ka qenë publike ajo e zëdhënësit të UÇK-së i ka dhënë zë luftës çlirimtare.
“Në aktakuzë po na quani ndërmarrje e përbashkët kriminale. Unë deklaroj sot se kurrë në jetën time, në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq, sa e si më trajtuat mua, nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë. E theksoj, s’kam trajtuar kurrë kështu njerëz”, ka thënë ndër tjerash Krasniqi.
Pjesa nga përplasja në gjyq
Nicolas Guillou: Sot nuk është dita për të konstatuar akuzuar por, thjesht për të pranuar se i keni kuptuar akzuat. A i kuptuan akuzat e ngritura që i lexoi sekretarja e gjykatës?
Krasniqi: Do të them dy-tre çështje do të përpiqem të jem goxha shkurt. Jam arrestuar me 4 nëntor 2020, në aktakuzë po na quani ndërmarrje kriminale të përbashët, unë dua të deklaroj se kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar aq kaq sa se si më trajtuar mua, nga ndërtesat e burgut dhe deri në këtë ndërtesën e gjykatës.
Lufta kundër okupatorit që ka bërë krime në Kosovë. E ndjej veten më shuam së mirë e kurrë nuk do të dëshiroja që të jem në pektun e njerëzve e kanë petkun e kriminelit, unë jam intelektual, kurrë në jetën time nuk e kam drejtuar gishtin te serbët e ndaj popullsisë civile.
Në aktakuzë i ndani në shqiptarë katolik e mysliman, unë jam shqiptar e kjo është një fyerje.
Ky cilësim si ndërmarrje kriminale, nuk ka diçka më fyese sepse ne një kohë të gjatë, në rrethana të vështira jetë a vdekje u vumë në mbështetje të lirisë, e ia arritëm me SHBA, vende të BE, NATO e OKB dhe të gjithë së bashku jemi ndërmarrje të përbashkët çlirimtare e shtetformuese, e ndërmarrje e përbashkët kriminale jo vetëm serbët në Serbi, ishte vetëm koka mbështetëse në Beograd dhe mbështetësit e Beogradit.
Natyrisht në seancat tjera unë do të them edhe më shumë, veç nuk do ta ndjeja veten mirë të isha në shërbim të politikave të krimit dhe gjenocidit të Serbisë për të cilat edhe prokurori serb Vukçeviqi tha këto ditë, pasi është ngritur aktakuza, se ka qenë prokuror nga viti 2003, unë mendoj se adresa e qartë e krejt kësaj masakarade është në Beograd dhe te mbështetësit të politikave të saj kudo qofshin ato. Besoj se këtë e di shumë gjithsecili qytetar i arsimuar, mbi 30 vjeç, e që jeton në vendet e demokracive Perëndimore aty ku jam rritur e edukuar.