Reforma në Drejtësi/ Ndihma juridike falas për qytetarët dhe kategoritë e shtresave në nevojë, Gjonaj: Një zgjidhje shumë e vlefshme!

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka njoftuar se një tjetër rezultat direkt i Reformës në Drejtësi është ndihma juridike falas për qytetarët dhe kategoritë e shtetasve në nevojë.
Duke kontaktuar në numrin 0800 1010 dhe portalin www.juristionline.al , Gjonaj shkruan se mijëra qytetarë kanë marrë këshillim ligjor dhe zgjidhje të problemeve.
“?????? ???????? ????? është një tjetër rezultat direkt i Reformës në Drejtësi dhe një zgjidhje shumë e vlefshme për qytetarët dhe kategoritë e shtetasve në nevojë.
Nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Ndihmës Juridike, portalit www.juristionline.al dhe numrit të gjelbër 0800 1010, mijëra qytetarë kanë marrë këshillim ligjor dhe zgjidhje të problematikave të tyre.” – shkruan Etilda Gjonaj.
h.b/dita