Replikat/ Meta i përgjigjet Ramës: S’ke plan, mos i fshihni të dhënat për COVID, për të mbuluar paaftësinë

Vijojnë replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta, në lidhej me situatën me epideminë në vend dhe menaxhimin e krizës nga qeveria.
Me një shënim në facebook, Meta akuzon Ramën se nuk ka nj plan apo një strategji për të menaxhuar situatën, por “vetëm propagandë”.
Ai akuzon qeverinë për fshehje të të dhënave për COVID, që sipas Metës bëhet për të “mbuluar paaftësinë e qeverisë”.
Postimi i plotë:
Nuk ke plan! Nuk ke strategji! Ke vetëm propagandë!
Çdo ditë po humbin jetën qytetarë!
Çdo ditë numri i të infektuarve po shtohet frikshëm!
Ku e ke shëndetësinë falas?
Pse nuk ju rimburson çdo qindarkë që paguajnë për ilaçe pacientët që mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19?
Pse nuk i shton testimet?
Pse nuk e shton buxhetin për sistemin shëndetësor?
Ti për vete nuk paguan asnjë kacidhe për ilaçe, ndërsa çdo shqiptari sot me arrogancë i thua: “Mos u sëmur se shteti nuk kujdeset dot për ty! As ilaçet nuk ja u paguaj!”
Mos i fshihni të dhënat për COVID-19 për të mbuluar paaftësinë tuaj në menaxhimin e kësaj situate, prag kolapsi!
Mjaft me justifikime dhe batuta bajate!
Si nuk u lodhe 8 vite duke vjedhur papushim me koncesione dhe PPP? Askush në botë nuk e shfrytezon pandeminë për të vjedhur si ti dhe Parlamenti yt monist që bën ligje për oligarkët në kulmin e kësaj fatkeqësie!
Askush nuk mund të prishte Teatrin Kombëtar në gjendje të jashtëzakonshme për të ndërtuar kulla për oligarkët!
MOS I FSHIHNI TË DHËNAT PËR COVID-19!