Rihapet gara për President të SHBA; Trump rikuperon fuqishëm në Arizona

Edhe pse Joe Biden udhëheq, sipas medieve amerikane, me 264 vota elektorale situata në SHBA është e tensionuar dhe republikanët ende kanë shumë shpresë se kandidati i tyre Presidenti Donald Trump mund të rekuperojë votat.

Siç bën të ditur CNN, republikanët janë duke u përgatitur dhe të përgatitur për t’u përfshirë në një seri sfidash ligjore, e shpresa e tyre e vërtetë është e lidhur me totalin e votave në shtetet e Pennsylvania, Georgia dhe Arizona.

Republikanët si brenda dhe stafit të Trump po bëjnë të ditur se këtu qëndron rruga e tyre drejt fitores dhe proçeset gjyqësore dhe kërkesat e rinumërimit shërbejnë si një mundësi për një zgjedhje që mund të jetë tashmë shumë larg.

Republikanët filluan t’i binin në këmbanat e alarmit pikërisht ku në Arizonna nisi të rikuperojë Trump pas një kryesimi të gjatë të Biden. Nëse Arizona përmbyset, ata besojnë se Presidenti është në garë. Diferença është vetëm 68 mijë vota më shumë e Biden.

Në Arizona dhe në Miçhigan, gjatë gjithë natës së mbrëmshme ka pasur protesta të forta të përkrahësve të trump që kanë akuzuar autoritete e shteteve për manipulim.

Një zyrtar republikan tha për CNN se nuk ka nevojë për të bërë betejë ligjore pasi numrat mund t’i japin Trump fitoren. “Nuk mund ta kuptoj se si Rudy vazhdon të shfaqet”, tha zyrtari, duke iu referuar ish-Kryebashkiakut të New York-ut, Rudy Giuliani.

Kontea(Qarku) më i madh i Georgia ka rreth 10,000 vota që mungojnë për të numëruar, tha drejtori i zgjedhjeve Kontesë Fulton, Riçhard Barron. Konteja ka vendosur të vazhdojë numërimin gjatë gjithë natës dhe ka hedhur në tabelë votat me një normë prej rreth 3,000 në orë.

Fulton Ccounty është Atlanta dhe bastionit të Demokratëve. Ajo ka paraqitur në tabelë të gjitha votat personale dhe tani po numëron vetëm votat e munguara. Votat e vetme të mbetura do të jenë votat e përkohshme dhe votimet ushtarake jashtë shtetit./GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT