Rindërtimi, Rama “hap thesin”: Kontrata me të gjitha kompanitë e ndërtimit dhe vende të reja pune (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me gazetarët ka deklaruar se qeveria po e kthen procesin e rindërtimit në një mundësi rimëkëmbjeje jo vetëm ekonomike por edhe sociale për vendin, në disa aspekte.

Kreu i qeverisë tha se “Rindërtimi po ecën me ritme shumë të larta. Siç e dini programi adreson një problem të mprehtë për mijëra familja dhe krijon kushtet e një përfshirje masive të të gjithë kompanive të ndërtimit për një përfshirje në punë të një numri të konsiderueshëm”.

Rama, duke ju referuar Projektbuxhetit 2021 theksoi se ai adreson në mënyrë prioritare pasojat e tërmetit dhe goditjen nga Covid-19.

Duke u ndalur në shifra, kryeministri shtoi se “për rindërtimin parashihen 28 miliardë lekë në projektbuxhet dhe paralelisht është parashikuar edhe fondi 1.5 miliardë lekë për bonuesin e qirasë”.

Kryeministri deklaroi se 70 milionë dollarë të derdhura dhe faktikisht bëhet fjalë për shtëpitë për të cilat një masë përditë e më e konsiderueshme banorësh po marin çelësat. Pjesa tjetër e shumës është në themelet e ndërtimeve.

“Qëllimi ynë që shtëpitë e rindërtuara më të mira, më të forta e më të mëdha.

Po bëjmë një politikë e mirëfilltë strehimi. Në Shijak, Laç, Durrës e Fushë-Krujë kemi pamje evidente të një pune që shtrihet shumë përtej një rindërtimi mekanik pasi bëhet fjalë për rindërtim që niset nga bindja se kjo është një krizë që duhet kthyer në një mundësi”.GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT