Rritje e frikshme e shifrave të Covid-19 në Itali, mijëra raste të reja dhe qindra viktima

Shifrat e Covid-19 në Itali po rriten çdo ditë e më shumë.

Dje u regjistruan 22.253 raste të reja në 24 orë, ndërkohë që sot janë 28.244 infektime të reja me koronavirus, duke e çuar në 759.829 numrin e përgjithshëm të të prekurve që nga fillimi i pandemisë.

Përsa i përket vdekjeve, dje janë regjistruar 233 ndërsa sot 353, duke e çuar në 39.412 numrin total të jetëve të humbura.

Italia po përballet me një valë tjetër shumë agresive të Covid-19, ndaj dhe para pak ditësh u prezantuan masat e reja anticovid-19.

Masat e reja i ka njoftuar ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, i cili u shpreh se do të mbyllen muzetë dhe ekspozitat, dërsa transporti publik do të lejohet me 50% të kapacitetit.

Do të mbyllen gjatë ditëve të pushimit qendrat tregtare me përjashtim të farmacive, dyqaneve ushqimore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT