Rudina Hajdari lajmëron deputetët, infektohet nga Covid: Kam simptoma të lehta, e të përballueshme!

Është infektuar me Covid një nga emrat e njohur të opozitës parlamentare, ërkatësisht depitetja Rudina Hajdati. Lajmin e bën të ditur vetë zonja Hajdari në një njoftim në rrjetet sociale. Ajo thekson se deri tani ka pasur simptoma të lehta dhe pa komplikacione.
“Nga sot e deri kur rezultatet të ridalin negative, do të punoj nga shtëpia dhe do të mund të takohemi vetëm online. Do mundohem të përdor sa më shumë teknologjinë për të kompesuar mungesën fizike dhe ta shfrytëzoj këtë kohë për të zhvilluar ide dhe projekte të reja”, shkruan Hajdari.
Herët e fundit Hajdari ishte në seancën e Parlamentit, ku pati edhe debate të ashpra me kryeministrin Edi Rama. Sakaq në këtë seancë u debatua dhe për vaksinën anti Covid. Që prej marsit ku u fshah pandemia e Covid janë 8deputetë që u infektuan nga koronavirusi si Adriatik Alimadhi, Ralf Gjoni, Blerina Gjylameti, Anastas Angjeli, Enver Roshi, Edmon Leka, Florenca Spaho dhe Eljo Hysko.
Postimi i Hajdarit
Të dashur miq, Mbas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar dhe kam rezultuar pozitive me Covid19.
Fatmirësisht deri tani simptomat janë të lehta dhe të përballueshme, por do më duhet të izolohem për të ruajtur shëndetin e familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve.
Nga sot e deri kur rezultatet të ridalin negative, do të punoj nga shtëpia dhe do të mund të takohemi vetëm online. Do mundohem të përdor sa më shumë teknologjinë për të kompesuar mungesën fizike dhe ta shfrytëzoj këtë kohë për të zhvilluar ide dhe projekte të reja.
Ju lutem shumë merreni seriozisht këtë sëmundje dhe masat mbrojtëse ndaj saj. Ruajuni për veten dhe familjet tuaja. Ju uroj shëndet të gjithëve! /GazetaShqip