Sekretari i Veteranëve të UÇK: BASHA nuk ishte vetëm përkthyes! TA HETOJË prokuroria për kasetën. UNMIK ka ZHDUKUR dhe MONTUAR shumë PROVA kundër shqiptarëve

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku thotë se kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i akuzuar për zhdukjen e provave të krimeve serbe në Kosovë, nuk ka patur vetëm rolin e përkthyesit gjatë punës në UNMIK.

Klinaku tha se akuzat e Milaim Bellanicës për zhdukjen e kasetës së masakrës së serbëve në Krushë, duhet të merren seriozisht dhe Lulzim Basha të hetohet nga prokuroria.

Ai tha se nuk është hera e parë që UNMIK ka zhdukur apo montuar prova, ndërsa prokuroria serbe, e cila ka montuar prova kundër ushtarëve të UÇK-së e ka bërë këtë edhe me mbledhjen e dëshmive të shqiptarëve.

Pjesë nga deklarata e Klinakut në televizionin Fax Web:

Prokuroria serbe i ka montuar këto akuza, ka marrë edhe dëshmi nga ana e shqiptarëve, ndërsa dëshmitë e serbëve i ka montuar si të dojë.

Ju e keni dëgjuar edhe vetë Sali Berishën që tha kanë pasur rolin e hetuesit. Ata kanë qenë edhe përkthyes por natyrisht që përkthimet dhe mbledhjen e provave, e kanë bërë së bashku me hetuesit. Mirëpo nuk është në rregull dhe me këtë çështjen që ka dalë e atij inçiozimit, e Milaim Bellanicës, duhet të merret prokuroria.

Gjykatat tona në Kosovë, ne kemi qenë arsyeja kryesore që ka kundërshtuar Gjykatën, do të duhej që t’i hetonin gjykatat dhe prokuroritë tona. Edhe masakrën e Krushës, ta hetonte prokuroria tonë, po ashtu edhe çështjen e kasetës të zotit Bellanica ta hetonte. Ne kemi plot raste që UNMIK ka zhdukur dhe montuar prova, kemi edhe rastin e komandantit të UÇK-së që ka akuzuar se i është zhdukur ditari.

Vasfije Kasniqi e përdhunuar, ajko ka ngritur padi me fakte dhe me emra, por UNMIK i ka zhdukur deklarata e saj se ska dashur të merret me krimet serbe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT