Serbët të frustruar nga votat e Biden, lobisti greko-amerikan: Trumpit po i vidhen votat

Rusët dhe serbët duket se nuk e kanë pritur mirë avantazhin e Biden në zgjedhjet presidenciale amerikane. Portali rus Sputnik, që financohet nga Kremlini vazhdimisht po publikon lajme dhe opinione se zgjedhjet në SHBA po shkojnë për dreq dhe manipulohen.
E për këtë ata marrin edhe njerëz të njohur si lobistë serbë apo proserbë në Uashington, që punojnë pranë Vuçiçit për t’i siguruar atij një qasje më direkte në sallonet e Uashington D.C.
Një person i tillë është James Jatras, një greko-amerikan i cili prej 20 vitesh lobon në vendet sllave dhe është një nga njerëzit e afërt të Kishës Ortodokse ruse dhe asaj serbe.
Ai thotë për Sputnik, portalin e Kremlinit Sputnik se Joe Biden po vjedh zgjedhjet në Amerikë. “Ne jemi dëshmitarë të vjedhjes në mes të ditës – gjithçka po shkon sipas formulës së përgatitur. Mungojnë disa mijëra vota të tjera dhe që të gjithë vijnë nga qendrat urbane me postë dhe i përkasin kandidatit demokrat. Ata thjesht duhet të llogarisin se sa u mungon dhe ku t’i gjejnë ato”, thotë analisti politik Uashington Jim Jatras për Sputnik. Madje ai shkon më tej duke paralajmëruar trazira ushtarake në SHBA./GazetaShqip