Shifra ALARMANTE nga Covid-19 nëpër botë: SHBA rekord, më shumë se 10 mln infektime; Italia qindra viktima në 24 orë (BILANCI)

Koronavirusi po ‘bën kërdinë’ nëpër botë, me shifra që çdo ditë janë në rritje, për shkak dhe të hapjes me fillimin e verës.
Tani shumë shtete janë të detyruar të mbyllen. Listën e kuqe e kryeson SHBA-ja me 52.969 raste ditore dhe me mbi 10 milionë raste në total. 440 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, 242.670 në total.
Italia fqinje paraqet shifra problematike gjithashtu. Në vetëm 24 orë janë shënuar 39.811 rtaste të reja ndërsa viktima 425. Numri i përgjithshëm i infektimeve ka shkuar në 902.490 ndërsa ai i jetëve të humbura në 41.063.
Më poshtë mund të shihni listën me 15 vendet më të prekura për momentin nga Covid-19: