Shifra të frikshme në Itali/ 546 vdekje brenda 24 orë, në total mbi 1,1 milionë të infektuar

Brenda 24 orëve janë regjistruar rreth 34 mijë të infektuar nga koronavirusi në Itali.
Në shtetin përtej Adriatikut sipas të dhënave të buletinit zyrtar, të dhëna nga ministria e Shëndetësisë, rezulton se shifra e infektuarve që nga nisja e pandemisë ka shkuar në 1.178.529.
Numri të infektuar ka një rënie në krahasim me një ditë më parë. Ndërsa viktimat brenda një ditë janë 546, ndërsa në total shifra e fataliteve ka shkuar në 45.229.
Ndërsa bëhet e ditur se është shtuar numri i pacientëve në terapi intesnvie në 116. Në total janë 3.422 persona në Reanimacion.