‘Shihja kur vrisnin njerëzit’/ Endri Dumani flet për jetën në Al-Hol: Kam lënë shumë pak shokë shqiptarë pas

Endri Dumani, vetëm 12 vjeç, është kthyer pak ditë më parë në Shqipëri nga kampi i ferrit në Al-Hol të Sirisë. Rrugës për në Shqipëri, në një intervistë për gazetarin Muhamed Veliu, në Exclusive në Top Channel, Endri ka treguar rutinën e tij ditorë në Siri dhe si i kalonte ditët.

I mituri tregoi se mësonte arabisht dhe se kishte frikë nga lufta që zhvillohet atje, por për të atin foli shumë pak.

Endri Dumani: Mësonim arabisht, na mësonin Kuranin. Shqip flisja me motrën, nënën dhe gjithë shqiptarët e tjerë. Kam lënë shumë pak shokë shqiptarë pas

Veliu: E ke parë luftën?

Endri Dumani: Po e kam parë, vrisnin njerëzit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Veliu: Të dukej gjë e mirë?

Endri Dumani: As e keqe as e mirë. Më trembte pak. Babai nuk më thoshtë që gjë për luftën. Vetëm ikte dhe vinte.

Veliu: Ti pse luteshe?

Endri Dumani: Që të bashkohesha me familjen time në Shqipëri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT