Shitja e bombulave të oksigjenit për pacientët që kurohen në shtëpi, Manastirliu: Qytetarët të mos bien pre e abuzimeve, të shkojnë te mjeku i familjes

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, u bën apel qytetarëve që të mos bien pre e abuzimeve përsa i përket marrjes së trajtimit ambulator në shtëpi, pasi ato jepen vetëm nga mjeku i familjes.
Në konferencën për mediat, ajo u pyet nëse Ministria kishte dijeni apo kontroll mbi kompanitë që shesin pajisje oksigjeni për trajtimin e Covid-19 në kushte shtëpie.
“Dua t’ju informojë se trajtimi ambulator në banesë për simptomat e Covid-19 jepet vetëm nga mjeku i familjes. I lutem qytetarëve të mos bien pre e asnjë abuzimi pasi oksigjeni nuk mund të përdoret në kushte shtëpie pa asistencën e nevojshme. U bëj thirrje qytarëve që të shkojnë te mjeku i familjes sepse ai ka protokollin për simptomat me të gjitha masat përkatëse.
Edhe njëherë thirrje cdo qytetari për kontaktin direkt me mjekun e familjes. Kemi bërë dhe po bëjmë, kontrollin e kompanive për monitorimin e protokolleve mjekësore, apo më mirë udhëzuesve që tregtohen ambulatorisht”, u shpreh ministrja.