Shkencëtarët amerikanë bëjnë progres të madh, VAKSINA e Moderna kundër COVID është 94.5% efektive

Një lajm i mirë nga lufta kundër pandemisë së koronavirusit. Shkencëtarët amerikanë kanë deklaruar sot se vaksina e tyre është 94.5% efektive.

Vaksina e prodhuar nga kompania bioteknologjike amerikane Moderna është tepër efektive në parandalimin e infektimit me Covid-19 dhe funksionon te të gjitha moshat, përfshi edhe të moshuarit, kanë treguar të dhënat e nxjera nga faza e tretë e testimit.

Lajmi i mirë vjen vetëm pak ditë pasi Pfizer deklaroi se vaksina e tyre është 90% efektive, bazuar në të njëjtën metodë testimi.

Kjo vaksinë, ndryshe nga ajo e Pfizer, mund të ruhet në frigoriferë të zakonshëm.

Për Presidentin e Moderna, Stephen Hoge, numrat kaq të lartë të efikasitetit nënvizojnë potencialin real të vaksinave mARN – një lloj i ri i teknologjisë së vaksinave e përdorur nga të dyja kompanitë.

Teknologjia MRNA, është “një mënyrë e re me të vërtetë interesante për të provuar parandalimin e sëmundjes”, tha Hoge për emisionin “Good Morning America”.

Kompania tashmë parashikon të marrë lejen e FDA-së amerikane për të nisur imunizimin në masë të popullatës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT