Shkëputet Biden, shkon në 237 vota elektorale. Trump depoziton kallëzimin për ndalimin e numërimit në Michigan

Sipas projeksioneve të CNN, Joe Biden ka fituar edhe votën elektorale të Wisconsin.
Me fitoren e këtij shteti, Biden shkon në 237 vota elektorale, ndërsa presidenti aktual Donald Trump ka vetëm 213 vota elektorale.
Stafi i presidentit Trump ka kërkuar rinumërimin e votave në këtë shtet.
Trump depoziton kallëzimin për ndalimin e numërimit në Michigan, Biden: Mbrojmë votat
Presidenti Donald Trump bën një tjetër lëvizje duke depozituar në gjykatë një kallëzim i cili kërkon ndalimin e numërimit të votave në shtetin e Michigan.
Lëvizja e Republikanit vjen pak para se Joe Biden të shpallë fitoren.
Ndërkohë, kandidati demokrat është shprehur se do të mbrohet çdo vote.
“Duhet të garantojmë që çdo votë do të numërohet. Jemi duke kryer mbrojtjen më të madhe elektorale që është parë ndonjëherë. Nuk i takon Donald Trump të vendosë kush fiton, por njerëzve”, është shprehur Biden.