Shpërthimi i infeksioneve/ Hapet pavioni i tretë i spitalit COVID3, javën tjetër hapet spitali COVID4

Ndërkohë që vendi po njeh një rritje të frikshme të rasteve me COVID, qeveria planifikon që të hapë edhe spitalin COVID 4, ndërsa është hapur edhe pavioni i 3, i spitalit Covid 3.
Në spitalin COVID 3 janë 150 shtretër. Ndërsa pavioni i fundit që hapet ka 50 shtretër.
Sipas Top Channel, spitali COVID4 do të hapet javën e ardhshme dhe ka në dispozicion 100 shtretër.
Në total, në 4 spitalet COVID janë 550 shtretër.
Në rast nevoje, janë vënë në gatishmëri edhe spitalet rajonale, ku po përshtaten për trajtimin e pacientëve me COVID.
Një ditë më parë, rezultuan me koronavirus 737 raste të reja, ndërsa 13 persona humbën jetën./Gazeta SHQIP