‘SHPËTON VJOSA’, Ja cfarë do ndodhi me lejen mjedisore të hidrocentralit që do të ndërtohej

Lumi i vetëm i egër i mbetur në Europë, Vjosa, nuk do të përdoret për ngritjen e një hidrocentrali, pasi Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka refuzuar lejen mjedisore për kompaninë AYEN-ALB.
Hidrocentrali i Kalivaçit do të ndërtohej mbi lumin Vjosë, por kundërshtimet kanë qënë të forta si nga organizatat e mbrojtjes së mjedisit edhe nga eurodeputetë të Parlamentit Europian.
Lumi Vjosë konsiderohet si një nga lumenjtë e fundit të Europës që nuk është shfrytëzuar për nxjerrjen e burimeve energjetike, dhe ndërtimi i hidrocentraleve në të do të prishte florën dhe faunën e zonës.
Kontarata koncesionare iu dha fillimisht në vitin 1997 kompanisë Hydro SRL, por qeveria e prishi kontratën në 2017 pasi nuk arriti të kryente punimet në afat.
Pas një tenderi të dytë, të drejtën për ndërtimin e HEC-it e morën turqit e Ayen Enerji me kompaninë vendase Fusha, por AKM e refuzoi kërkesën e tyre për leje mjedisore.