Shqiptarët në Mal të Zi refuzojnë të bëhen pjesë e qeverisë së Krivokapiç

Lista Shqiptare ka refuzuar përfundimisht të bëhet pjesë e qeverisë së Krivokapiçit.

Lista Shqiptare nuk ka pranuar pasi nuk janë pranuar kërkesat, as ato politike as ato programore.

“Na është ofruar zv/kryeministri qe njëherësh do te ishte edhe Ministër i pakicave. Mirëpo ne e kemi refuzuar,” tha Mark Pashko Lucgjonaj nga Alternativa Shqiptare, pjese e Listës Shqiptare, për ‘abc neës’

Më parë Nik Gjeloshaj dhe Ranko Krivokapiç kishin rënë dakord që Listës Shqiptare t’i jepeshin dy ministri, Ministria e Pakicave dhe ajo e Turizmit, si dhe shtatë zv. Ministra ose sekretarë shtetëror.

Pasi ai erdhi në qeveri ndryshoi programi politik i Listës shqiptare kjo bëri që ata të refuzoinin të ishin pjesë e qëverisë së re.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT