Shtimi i frikshëm i të infektuarëve me Covid, ja sa persona rrezikojnë jetën

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1954 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 489 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
89 raste në Tiranë, 41 raste në Korçë, 38 raste në Lushnje, 31 raste në Krujë,
28 raste në Durrës, 26 raste në Gjirokastër, 24 raste në Fier,
18 raste në Shkodër, Lezhë, 16 raste në Kurbin, 14 raste në Malësinë e Madhe, 13 raste në Vlorë dhe Gramsh, 12 raste në Tropojë, Sarandë, Kuçovë,
11 raste në Librazhd, 9 raste në Kukës dhe Pogradec, 8 raste në Kavajë,
6 raste në Elbasan, Berat, Mallakastër, Tepelenë, 5 raste në Mat, 4 raste në Përmet, 3 raste në Devoll, Mirditë, Kolonjë, 2 raste në Skrapar, nga 1 rast në Has, Bulqizë, Peqin.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 165 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,861 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 350 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 66 vjeçare nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kukësi, dy 75 vjeçarë nga Tirana, një 79 vjeçar nga Elbasani dhe një 81 vjeçar nga Kavaja, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT