Shtyhet diskutimi për kornizat e negociatave me Shqipërinë, ishte parashikuar të mbahej sot

Diskutimi për kornizat e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për konferencën e parë ndërqeveritare është shtyrë për ditën e premte.

Mediat raportojnë se diskutimi ishte caktuar për t’u zhvilluar gjatë ditës së sotme, po është shtyrë për dy ditë më vonë.

Kujtojmë se Holanda ka dhënë “kartonin e kuq” për Shqipërinë, duke zbehur kështu shpresat për të bindur vendet europiane për integrimin në BE. Akoma nuk janë bërë të ditura arsyet e shtyrjes së diskutimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT