Si në Shqipëri! Zgjedhjet në SHBA, Grenell: Sigurohuni që njerëzit e vdekur nuk kanë votuar

I dërguari i posaçëm i Donald Trumpit, Richard Grenell, ka bërë thirrje që të shikohen vendbanimet e votuesve me qëllim që të sigurohen se njerëzit e vdekur nuk kanë votuar.

Grenell përmes një postimi në Twitter ka deklaruar se është e rëndësishme që të bëhen të gjithë verifikimet e nevojshme, pasi sipas tij njerëzit meritojnë të dinë nëse të gjitha votat janë të ligjshme.

“Njerëzit meritojnë të dinë nëse të gjitha votat janë të ligjshme. Shikoni vendbanimet e votuesve. Sigurohuni që njerëzit e vdekur mrekullisht nuk kanë votuar. Verifikoni nëse votat janë të ligjshme”, ka shkruar Grenell. e.su./abcnews.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT