Situata nga Covid, njoftimi i rëndësishëm për shqiptarët që duan të kalojnë drejt Malit të Zi

Të gjithë qytetarët, të cilët duan të shkojnë drejt Malit Të Zi, mund të kalojnë nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit, duke pasur përgjigjen e tamponit që duhet të jetë negative.

Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan: Njoftojmë të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se duke pasur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë.

Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT