Situatë dramatike nga Coronavirus në Itali/ 208 viktima dhe 30 mijë raste të reja brenda ditës

Mbrojtja Civile Italiane raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 183 mijë tamponë, ndërsa janë regjistruar 29907 raste të reja infektimi dhe 208 viktima.
Kujtojmë se një ditë më parë, shteti përtej Adriatikut regjistroi 297 të vdekur nga virusi.
Lombardia vijon të jetë edhe rajoni më i prekur.
Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i infektimeve që nga nisja e pandemisë arrin në 709,335 qytetarë, ndërsa ai i viktimave në 38,826 persona.