“S’ka kapacitete”/ Manastirliu i përgjigjet opozitës: Vjeshtë-dimri do të jetë i vështirë, por …

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një konferencë për shtyp ditën e sotme bëri të ditur se vendi ynë ka të gjitha kapacitetet për të përballuar pandeminë Covid-19.

Ajo iu përgjigj akuzave të opozitës duke thënë se nuk mungon as stafi dhe as pajisjet në ndihmë të pacientëve.

Gjithashtu ministrja shtoi se vendet për pacientët ende nuk janë ezuuruar, por gjithashtu janë bërë gati spitalet rajonale.

„Kam një thirrje për opozitën: Kujt i shërben shtrembërimi i realitetit, që është i vështirë në të gjithë botën. Por nuk është ashtu si do ta prezantojë opozita.

Në vende të tjera ka thirrje alarmante për kujdes, a keni parë të denigrohen mjekët si pasojë e retorikës politike. Në situata si kjo e pandemisë, rruga e duhur për të mbrojtur shëndetin e njerëzit, është kurajo për ata që punojnë, jo zhvlerësimi i punës.

Puna nuk ka ndalur për asnjë moment, jemi përgatitur për të përballuar vjeshtë-dimrin duke rritur kapacitetet, për testimin, gjurmimin. Kemi gati dhe spitalet rajonale për t’u përfshirë në trajtimin e pacientëve në momentin që do ketë ezaurim të kapaciteteve të 4 strukturave që ne kemi ngritur.

Mjekët e familjes janë të gjithë të angazhuar. Në spitale po trajtohen 360 pacientë, që janë në kujdesin e mjekëve dhe infermierëve tanë në 3 spitalet Covid. Nuk mungon as stafi, as pajisjet. Të gjitha janë të siguruara,” tha ministrja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT