S’mban maskën, Kryemadhi: LSI s’e kap virusi, kam marrë kritika nga Meta, madje më mbanë distancë sociale

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është shprehur publikisht se nuk do ta mbajë maskën, pavarësisht vendimit të qeverisë për mbajtjen me detyrim të saj në çdo ambient.

Në një konferencë me mediat, Kryemadhi u shpreh se ka marrë kritika nga Presidenti Meta për mos-mbajtjen e maskës, ndërsa shtoi se ai i mbanë dhe distancë sociale.

Kryemadhi u shpreh se e rëndësishme për shmangur infektimin nga COVID është higjiena dh imuniteti i trupit.

“Kam marrë kritika nga Presidenti, madje më mbanë distancë sociale sa i përket COVID. Kryeministri ka mbaruar institutin e arteve, un për biokimi, di të dalloj si të ruhesh nga një pandemi dhe gjendje virale. Po të mos kesh frikë nga uji, të lahesh, të ruash distancimin, është më e vështirë për të kapur virusin. COVID-19 është nj çështje që ka të bëjë me imunitetin, por shqiptarët nuk mund të kenë imunitet të fortë kur nuk hanë dot bukë. LSI-në nuk e kap virusi, pavarësisht se mund të kapë ndonjë, e kalon lehtë, pa problem”, tha Kryemadhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT