Sondazhi i Bankës së Shqipërisë: Çmimet e banesave në Tiranë janë rritur me 50%, pavarësisht pandemisë

Sondazhi i kryer nga Banka e Shqipërisë mbi opinonet e 230 bizneseve tregon qartë rritjen e çmimeve mesatare në Tiranë pavarsisht pandemisë botërore.
Sipas sondazhit, çmimet e banesave në zonat luksoze jashtë qytetit janë rritur me 50%, ndërsa në zonat qendrore dhe në periferi kanë pësuar një rënie të lehtë.
Ndërkohë, në zonat bregdetare çmimet e shtëpive kanë pasur një rënie prej 15% në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2020.
Gjithashtu, agjentët e shit-blerjeve të shtëpive, tregojnë se rreth 35% e blerësve jetojnë jashtë Shqipërisë.
Personat e pyetur rreth çmimeve kanë treguar se pritet të ketë një rritje me 67% të banesave në zona të tjera të vendit.