Sot shifër rekord të infektuarish, por ja ç’ndodh në linjat urbane të Tiranës

Teksa Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot një shifër rekord të rasteve të reja me koronavirus, ky moment është shkëputur sot në një linjë urbane të Tiranës.

Sipas të dhënave të përditësuara sot u konfirmuan 602 raste të reja me të infektuar. Por pavarësisht shifrës rekord, pamja e siguruar nga abcnews.al është tepër shqetësuese.

Siç shihet autobusi urban është i mbipopulluar, duke u bërë kështu një burim i madh i transmetimit në masë të Covid-19.

Transporti publik vlerësohet nga ekspertët mjaft i rrezikshëm për përhapjen e infeksioneve, megjithatë protokollet e sigurisë thuajse nuk zbatohen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT