‘Sqaroji publikut kush je ti dhe pse të kërkojnë ty’, Rama nuk i ndahet Bashës: Akuzat nuk t’i bëj unë, por dëshmitarë të masakrave dhe betejave në Kosovë

Kryeministri Edi Rama vijon akuzat në distancë për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një status në rrjetin social “Twitter”, Rama i kërkoi Bashës që të flasë për akuzat që nuk i bëhen prej tij, po nga dëshmitarët e masakrave.

Më tej, Rama i kërkoi Bashës që të sqarojë publikun për pyetje “kush je ti në këtë mes” dhe “pse të kërkojnë ty dëshmitarë”.

“Lulëzim e bërë atë parti si leckë për këpucët e tua! Dil fol vetë për akuzat që nuk t’i bëj unë, po dëshmitarë të masakrave e të betejave për liri në Kosovë, që as i njoh as i kam takuar kurrë! Sharjet e akuzat ndaj meje nuk janë as argumenta, as shpjegime, po thjesht bishtnime! Në këtë mes unë kam vetëm rolin që më takon: Të të kërkoj t’i sqarosh publikut kush je ti në këtë mes dhe pse të kërkojnë ty dëshmitarët e nuk kërkojnë fjala vjen Stamo Dumon? Dhe lëri dokrrat me konspiracione parazgjedhore, se një kundërshtar si ti është një lule që s’këputet!“ shkruan Rama në statusin e tij.

edi-rama.png

Back to top button
LAJMET E FUNDIT