Sulmi që tronditi Vjenën/ Autori dyshohet të ketë qenë me origjinë shqiptare

Gazetari austriak Florian Klenk ka deklaruar se një nga sulmuesit terroristë në Vjenë është me origjinë shqiptare. Në një postim në Twitter, Klenk shkruan se pas disa kërkimeve të bëra, ai ka zbuluar se emri i tij është Kurtin S. dhe se ishte 20-vjeç.

Më tej gazetari sqaron se Kurtini është lindur dhe rritur në Vjenë, por ka rrënjë shqiptare. Prindërit e tij, shton gazetari, janë nga Maqedonia e Veriut.

Klenk tregon se i riu ka qenë nën vëzhgimin e Shërbimit Sekret pasi ishte mes 90 islamikëve që kishin synim të shkonin në Siri, por u ndalua në korrik.

“Kam zbuluar disa detaje rreth terroristit. Emri i tij është Kurtin S., i lindur në 2000, ishte 20 vjeç, u lind dhe u rrit në Vjenë dhe ka rrënjë shqiptare. Prindërit e tij vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe nuk bien në sy kur bëhet fjalë për Islamizmin.

Ai ishte në objektivin e Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës sepse ishte një nga rreth 90 islamikë austriakë që donin të udhëtonin në Siri. U ndalua në korrik. Policia nuk e besoi që po planifikonte një sulm terrorist në Vjenë”.

Kryeqyteti austriak Viena, është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një sulm me armë nga disa persona, të cilët kanë qëlluar me armë kalimtarë të ndryshëm në qendër të qytetit.

Në një konferencë për shtyp, ministri i brendshëm austriak e ka quajtur sulm terrorist me motive islamike.

Policia e Vjenës ka përditësuar të dhënat e saj zyrtare nga sulmi ku ka raportuar se deri tani kanë mbetur të vdekur 3 persona (dy burra dhe një grua).

Nuk dihet shumë për kryerësin ose kryerësin e mundshëm. Ministria e Brendshme informoi agjencinë austriake të lajmeve APA se disa objekte ishin kontrolluar në afërsi të autorit të krimit. Disa persona janë arrestuar. Kryeredaktori i Falters raportoi ndërkohë që autori i krimit ishte një 20-vjeçar vjenez me rrënjë shqiptare. Ai u vu re nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës sepse donte të udhëtonte në Siri./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT