Të dhënat e fundit, ja kush udhëheq në 5 shtetet kyçe që vendosin kush do jetë president i SHBA

CNN ka bërë një përditësim të fundit rreth rezultatit të numërimit të votave në 5 shtete, ku edhe vendoset fati i presidentit të ri të SHBA.

Teksa thekson se është ende herët për të shpallur fituesin e zgjedhjeve, konstatohet se Biden udhëheq nga 4 nga këto shtete, ndërsa Trump në vetëm njërin prej tyre.

Konkretisht:

– Në Pensilvani, që ka 20 vota elektorale, udhëheq Biden me 13 410 vota nga 96% të numëruara.

– Në Georgia, që ka 16 vota elektorale, udhëheq Biden me 1561 vota nga 99% të numëruara, raporton SHQIP.

-Në Nevada, që ka 6 vota elektorale, udhëheq Biden me 20137 vota nga 92% të numëruara.

-Në Arizona, që ka 11 vota elektorale, udhëheq Biden me 43779 vota nga 93% të numëruara.

-Në Karolinën e Veriut, që ka 15 vota elektorale, udhëheq Trump me 76737 vota nga 95% të numëruara.

Nëse Biden fiton Pensilvaninë, ai është mbi pragun e 270 votave elektorale dhe zgjidhet automatikisht president./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT