Të infektuarit me COVID i plas bombola e oksigjenit në shtëpi, dërgohet me urgjencë në spital

Një persona i infektuar me koronavirus, i cili po kurohej në shtëpi, ka mbetur i plagosur, si pasojë e shpërthimit të bombolës së oksigjenit.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, mbrëmjen e djeshme, ku 72-vjeçari me inicialet M.N, është dërguar me urgjencë në spital, për t’u mjekuar.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk kanë mbetur të tjerë familjarë të të moshuarit të plagosur.

“Më datë 15.11.2020, rreth orës 21:05, në bulevardin “Bajram Curri”, në banesën e shtetasit M. N., 72 vjeç, ka plasur bombola e oksigjenit, e cila përdorej nga ky shtetas pasi është i infektuar me COVID-19. Ky shtetas është dërguar në spital me ambulancë, për mjekim më të specializuar. Nga plasja e bombolës nuk kanë mbetur të dëmtuar persona të tjerë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Mjekët kanë pranuar se ka nj konfuzion në mënyrën e trajtimit të koronavirusit ën shtëpi, duke theksuar disa herë se pacienti nuk mund ta marrë vetë bombolën e oksigjenit në shtëpi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT