“Të shtohet numri i testimeve”/ Rama i përgjigjet Metës: S’kemi asgjë mangut nga Europa

Pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, ku kërkonte që të shtohej numri i testimeve për gjurmimin e COVID-19, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Në Facebook Rama theksoi se shifrat e infektimeve në vendin tonë është nën mesataren e rajonit, po ashtu dhe rastet e humbjeve të jetëve. Teksa ndalet tek spitalet Covid, Rama shton se; “asgjë mangut nga kudoqoftë tjetër nëpër Europë”.

Postimi i plotë
Infektime nën mesataren e rajonit. Humbje jete nën mesataren e rajonit. Spitalet Covid asgjë mangut nga kudoqoftë tjetër nëpër Europë. Mjekë e infermierë të palodhur. Qeveri në krye të detyrës.

#MbaniMaskën
#RuaniDistancat
#MbrohuniNgaDizinformimi
Me BESIM dhe DURIM do ta kalojmë edhe këtë sprovë të jashtëzakonshme #sëBashku
#SiNjëFamilje??

Back to top button
LAJMET E FUNDIT