‘Të thuash që Remdesiviri blihet nga pacientët është një gënjeshtër’, Çomo shpërthen ndaj Bashës: Po lëndon përpjekjet e mjekëve që…

Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Bashës, i cili në takim me farmacistët është shprehur se ilaçet për trajtimin e paciteve me Covid po blihen nga vetë qytetarët.
Me anë të një postimi në ‘facebook’, ka reaguar Çomo e cila shprehet se kjo është një gënjeshtër që lëndon përpjekjet e mjekëvë dhe infermierve që prej 8 muajsh janë pa gjumë në sy dhe të përkushtuar për të shpëtuar jetë.
“Ne jemi çdo dite, çdo ore ne krye te detyres dhe pacientet tane e dine me mire se askush kete gje.
Po perdorim terapite e mjekimit, si kudo ne bote qe jane falas per pacientet. Edhe Remdesivirin, e kemi dhe e perdorim ne paciente specifike, sipas protokolleve boterore. Te thuash qe Remdesiviri blihet nga pacientet tane eshte jo vetem genjeshter, por lendon perpjekjet e nje ekipi mjekesh dhe infermieresh qe prej 8 muajsh jane pa gjume ne sy me perkushtimin maksimal per te shpetuar jete.
Ju premtoj te nderuar qytetare qe do jemi per ju, per tju sherbyer deri ne fund! Ju na ndihmoni duke respektuar rregullat e higjienes, maskes, distancimit! Se bashku do t’ia dalim,” shkruan Çomo në postimin e saj.