‘Të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën, zgjidhja më e mirë dialogu’, Vuçiç: Në të kundër mund të ndodhë luftë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ditën e sotme para gazetarëve ka treguar se ka pasur një takim me ambasadorët e vendeve të Kuintit.
Grupi i Kuintit përbëhet nga Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Vuçiç para gazetareve u shpreh se Beogradi duhet të punojë për të arritur zgjedhjen përmes kompromisit me Kosovën. Ai tha se është mirë të arrihet një marrëveshje me Kosovën ‘në të kundër mund të na ndodhë ndonjë konflik’.
“Por, porosia më e rëndësishme është porosia e paqes, dialogut dhe dëshirës që të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën dhe ta kuptojmë që zgjidhja më e mirë e mundshme është përmes dialogut. Është më mirë që ta arrijmë më herët sesa vonë. Në të kundërtën mund të na ndodhë ndonjë konflikt”, ka theksuar Vuçiq.