Thaçi në Hagë/ Meta: Ishte e pritshme, Serbia po njollos Kosovën. Ja çfarë më tha Hashimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dha sot dorëheqjen, pasi është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

Sipas presidentit Ilir Meta, kjo ishte një gjë e pritshme. Presidenti tha në emisionin OPINION se ngritja e Gjykatës Speciale ka kosto, ndërsa shtoi se Serbia po bën çdo gjë për njollosjen e luftës së UÇK-së dhe shpërbërjen e shtetit të Kosovës.

“Nuk është diçka e papritur. Ka patur një dyshim dhe janë dhënë qindra miliona euro për ngritjen e Gjykatës Speciale. Serbia ka furnizuar me shpifje Hagën, ka ndodhur kështu edhe me Haradinajn dhe Limajn. Kjo është një përpjekje për të kontribuar në shpërbërjen e shtetit të Kosovës dhe njollosjen e luftës së UÇK-së. Kjo gjykatë është një kosto për atë që Kosova ka arritur. Ishte edhe një kompromis i SHBA, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. Kuptoehet se kemi të bëjmë me akuza politike.”, tha Presidenti.

Meta foli edhe për drekën që ka patur me Thaçin në shtëpinë e tij.

“Kam biseduar me Thaçin. Ka qenë në shtëpinë time. Ishte i qetë për akuzat. nuk kam frikë më tha”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT