“Ti je akoma në gjumë, por…’/ Deputeti i opozitës: Doktoreshë Najada, vajza e hekurt e mjekësisë shqiptare

Kur duket se opozita politike është futur në një kurs përplasjeje me mjekët pas deklaratave se qeveria ka fshehur numrin real të viktimave nga COVID, opozita parlamentare del me mesazhe mbështetëse.
Deputeti Halit Valteri ka uruar sot mjekën Najada Çomo, ndërsa vlerëson sakrificën e saj dhe të gjithë bluzave të bardha. Ai e quan Çomon, “vajza e hekurt e mjekësisë shqiptare”.
Mesazhi i plotë
Ka sot ditëlindjen/ DOKTORESHË NAJADA, VAJZA E HEKURT E MJEKËSISË SHQIPTARE
Ti je akoma në gjumë por doktoreshë Najada ende nuk ka fjetur. Ti shikon ëndrra të bukura por doktoreshë Najada ballafaqohet me realitete të hidhura.
Ti nis ditën nga krevati yt i ngrohtë, doktoreshë Najada qëndron sipër krevatit të pacientit. Ti po planifikon të dalësh jashtë Tiranës për fundjavë, doktoreshë Najada po lufton të nxjerrë kolerën jashtë mushkërive të pacientit…
Sot ka ditëlindjen një prej heroinave të heshtura e modeste të mjekësisë shqiptare, sot ka ditëlindjen një nga vajzat e hekurta që shtyn vdekjet larg dhe është aty gardiane stoike në mbrojtje të jetës së pacientëve.
Gëzuar doktoreshë Najada, gëzuar dhe faleminderit vetmohimit tuaj dhe gjithë bluzave të bardha!