Tre drejtuesit e UÇK në Hagë, gazetari bën deklaratën e fortë: Avioni në Kosovë prej 2 ditësh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi kanë udhëtuar sot drejt Hagës për tu paraqitur pranë Gjykatës Speciale, pasi akuzohen për krime lufte.
Një vendim që i ka bërë përshtypje gazetarit, Baton Haxhiu, i cili tha se ajo çfarë i bën më shumë përshtypje janë datat 4 qershor dhe 4 nëntor, të lidhura me zhvillime të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndër të tjera, Haxhiu zbuloi se avioni me të cilët udhëtonin gjendej në Kosovë prej 2 ditësh, por vetëm sot u bë e mundur dërgimi i tyre në Hagë.
“Dy gjëra që më bëjnë përshtypje, janë dy data: 4 Qershor dhe 4 Nëntor. Dy data që kanë lidhje me zhvillimet në SHBA. Kur po mbahen zgjedhjet në SHBA, krerët kryesorë të Kosovës bastisen”, u shpreh Haxhiu.
Ai tha se ky veprim ishte paralajmëruar që pas datës 15 Tetor.
“Ka qenë e paralajmëruar që pas datës 15 Tetor, që aktakuzat do të vijnë për të gjithë liderët, për arsye se Presidenti i Kosovës në fund të tetorit, ka kërkuar nga Gjykata Speciale amendamentimin e kushtetutës së Kosovës për t’ja dhënë mandatin e dyfishtë dhe gjykata speciale e ka refuzuar këtë”, tha Haxhiu në emisionin “Opinion”.