Tronditet Franca, 828 të vdekur në 24 orët e fundit, rekord dramatik i të infektuarve

Situata e koronavirusit në Francë është dramatike. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 828 persona, nga këto 398 vdekje në spitale dhe 430 vdekje në shtëpi pleqsh. Deri të enjten, ministria kishte njoftuar 363 vdekje në spitale.

Franca regjistroi gjithashtu një numër rekord të infeksioneve të reja Covid-19, me 60 486 raste të reja të konfirmuara, duke tejkaluar rekordin e 58 046 rasteve të djeshme.

Ministria e Shëndetësisë së Francës bën me dije se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara tani ka shkuar në 1.66 milion, afër Rusisë, e cila ka 1.73 milion raste me numrin e katërt më të lartë të infeksioneve në botë, pas SHBA, Indisë dhe Brazilit.

Një javë pasi qeveria vendosi një bllokim të ri universal, numri i pacientëve me koronavirus të ri në spitale u rrit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT