Tronditet Italia, 623 të vdekur në 24 orët e fundit, rekord të infektuarish

Tjetër ditë e zezë për Italinë. Në vendin fqinj, sipas raporteve zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 623 viktima, shifra më e lartë që prej 6 prillit.
Italia ka kapërcyer mbi 1 milionë të infektuar me Covid që prej fillimit të pandemisë, me 32 961 të infektuar nga Covid 19 vetëm 24 orët e fundit.
Shqetësuese vazhdon të shfaqet situata në sistemin shëndetësor italian.
Janë shënuar 811 pacientë më shumë me Covid që kërkojnë kurim në strukturat spitalore italiane e 110 të shtruar më shumë në repartet e terapisë intesive.
Në 24 orët e fundit në Itali janë kryer 225 649 tampone e koeficienti i infektimit është në vlerën mbi 26% në krahasim me testimet e kryera.
Numri i të infektuarve aktivë pozitiv në Itali është sot 613 358.