Tronditet Italia, qindra të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Shifra alarmante edhe në Greqi

Italia ka regjistruar një tjetër ditë të zezë.

Në vendin fqinj, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 853 persona.

Raportohet gjithashtu se janë regjistruar edhe 23,232 raste të reja infeksionesh.

Shifra alarmante edhe në Greqi

Situatë alarmante raportohet edhe në Greqinë fqinje.

Në bazë të të dhënave të publikuara nga ministria e Shëndetësisë në vend, rezulton se brenda ditës e humbën betejën me sëmundjen 101 persona. Po ashtu, në 24 orët e fundit, u konfirmuan 2,135 raste të reja pozitive për Covid-19.

Raportohet se nga rastet e reja, 13 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve në vend është 95,137, nga të cilat 53.3% janë burra.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT