Tronditet Italia, rekord viktimash nga koronavirusi

Italia vijon të regjistrojë shifra dramatike të viktimave dhe të infektuarve me COVID-19.
Në buletinin e radhës të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se në 24 orët e fundit pas 217 mijë tamponësh të kryer, janë regjistruar 35 mijë raste të reja me koronavirus.
Rritje të ndjeshme ka pësuar dhe numri i viktimave, ku në ditën e fundit u regjistruan 580 viktima, duke e çuar në total në 42330 numrin e vdekjeve.
Gjithashtu lajme jo të mira vijnë dhe për sa i përket pacientëve të shtruar në spitale ku 122 persona të tjerë u shtuan në terapitë intensive për një trajtim më të specializuar.
Lombardia vijon të jetë në krye të rajoneve më të prekura nga pandemia, e ndjekur nga Piemonte dhe Kampania.