Trump apo Biden? Rama shpreh kë preferon si fitues: Po të ishte për…

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama është prononcuar sot edhe për zgjedhjet në Amerikë, gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.
Pyetjes se më kë jeni në zgjedhjet e sotme me Trump apo Biden, Rama u përgjigj: “Nëse më pyesni se kë preferoj në mes Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit këtë mund ta them, por ndërmjet atyre që përmendet mund të them se të dy i kam miq e kështu jam në konflikt interesi”.
Rama preferoi të mbante një qëndrim tjetër ndryshe nga katër vite më parë kur dilte hapur kundër zgjedhjes së Trump si presidenti i SHBA-ve. /GazetaShqip