Urbanët drejt mbylljes së aktivitetit, Shoqata e Transportit Publik thirrje urgjente Ramës: Na shkurtohen 3 orë punë!

Shoqata e Transportit ka reaguar në lidhje me masat që qeveria ka marrë kundër virusit.

Ata shprehen se nëse nuk plotësohen pikat që i kanë dërguar kryeministrit Rama, transporti do të ndalojë.

Përfaqësuesi i tyre ka thënë se 3 orë punë iu janë shkurtuar nga oraret që janë vendosur si masë kundër pandemisë.

“Me këtë lëvizje na shkurtohet aktiviteti 3 orë. Si biznes nuk jemi dakord me këtë orar. Mbi 90% e qytetarëve respektojnë masat. Qytetarët që nuk respektuan rrëgullat në urban nuk janë ndëshkuar. Humbjet ia evudentojmë çdo ditë Bashkisë së Tiranës. Abonetë mujore janë nën kosto. I kemi kërkuar kryeministrit kërkesat, të plotësohen 4 pikat. Nëse nuk plotësohen s’do ketë transport. Do ndërpresim aktivitetin, Rama të plotësojë kërkesat”,shprehet përfaqësuesi i shoqatës së Transportit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT