Vazhdon gara mes Biden dhe Trump, në Georgia mbeten edhe 60 mijë vota për t’u numëruar

Kanë mbetur edhe 60 mijë vota pët tu numëruar në shtetin e Georgia-s, që shumë shpejtë pritet të publikohen edhe të dhënat se cili kandidat ka fituar.
Zëdhënësi i Sekretarit të Shtetit të Georgia, Brad Raffensperger, ka bërë të ditur se zyrtarët i kanë dhënë prioritet saktësisë e jo shpejtësisë.
Ai gjithashtu theksoi se disa zyrtarë të këtij shteti kanë harruar të klikojnë butonin e “ngarkimit”, për të postuar votën e tyre e cila duhet të numërohet, për këtë arsye shteti ua ka dërguar atyre një njoftim shtesë si rikujtesë.
Në anën tjetër Donald Trump udhëheq në Georgia me afro 18 mijë vota