Vdekja e 28-vjeçares shtatzënë, mjeku reanimator tregon çfarë ndodhi: Të gjitha gratë shtatzëna janë të rrezikuara

Ndarja nga jeta e 28-vjeçares Emanuela Dalipi, e infektuar me COVID, e cila ishte në muajin e 5 të shtatzënësi, ishte një lajm i rëndë, ndërsa mjeku reanimator tregon se ajo kishte insuficiencë të rëndë respiratore.

Në studion e “Open”, mjeku tha se ishte kjo që shkaktoi komplikacion në mbajtjen e fëmijës dhe po ashtu rëndon e gjendjen e nënës dhe pikërisht kjo ishte ajo që ndodhi me të renë.

Po ashtu, mjeku theksoi se të gjitha gratë shtatzëna janë të rrezikuara nga COVID-19, duke i bërë thirrje që të kenë kujdes.

“Kishte insuficiencë të rëndë respiratore dhe kjo shkaktoi komplikacion në mbajtjen e fëmijës, në kushte të tilla fëmija e ka të pamundur të mbijetojë dhe kjo rëndon dhe gjendjen e nënës, kjo ndodhi dhe me pacienten në fjalë. Të gjitha gratë shtatzënë janë të rrezikuara, duhet të ruajnë veten”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT